Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit: Basha nuk do hyjë në garë, ka frikë! Me Berishën nuk jam takuar, LSI nuk do ketë kandidatë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, pasi u shpreh se Lulzim Basha nuk do të futet në zgjedhjet e 6 Marsit pasi ka frikë nga humbja.

Përsa i përket koalicionit me Komisionin e rithemelimit, Kryemadhi u shpreh se LSI nuk do të ketë kandidatët e saj por do të mbështesë ata që kanë dalë nga “primaret”, ndërsa shtoi se nuk ëhstë takuar ende me Sali Berishën, por teknikalitetet e marrëveshjes i kanë bërë Petrit Vasili me Endrit Braimllarin.

“Basha nuk do të hyjë në zgjedhjet e 6 Marsit sepse ka frika nga humbja. Ne nuk do kemi kandidatët tanë. Këta janë kandidatët që kanë ardhur nga primaret. Komisioni i Rithemelimit është drejtues i këtij koalicioni dhe do të merret edhe me fushatën. LSI do t’u bëjë thirrje mbështetësve të saj të votojnë atë kandidat tek i cili e gjejnë më shumë veten. LSI dhe PDK ishin regjistrues të këtij koalicioni.

Përsa i përket teknikaliteteve, nga LSI kanë bërë marrëveshje zoti Vasili dhe zoti Braimllari. Ne do të hyjmë mnë garë për të fituar, vetëm njëri hyn për të humbur. Ne do të bëjmë çdo gjë që përkrahësit e LSI-së të shkojnë dhe të çojnë votën në kutinë e votimit.

Nuk jam takuar me zotin Berisha, jam takuar me Flamur Nokën dhe kam bërë bisedë telefonike me Belind Këlliçin”, tha Kryemadhi në Report Tv.

Zjarr Tv Ad