‘Zvarritje’ për një foto me Yuri Kim/ Ironia e aktivistes: Në kuvend nuk të të çojnë gomat por motori i fuqishëm!

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti dhe moderatori Sokol Balla postoi pak ditë më parë një foto me ambasadoren amerikane Yuri Kim, teksa shëtisnin nga Liqeni i Tiranës duke ngallur reagime të shumta.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe aktivistja Adriana Kalaja, e cila duket se e ka më shumë se ‘thumb’ për Ballën dhe jo vetë. Mos u lodhni kot duke u zvarritur për të pozuar me Yuri Kim, pasi në Kuvend apo Bashki, nuk të çojnë ‘gomat’ e makinës por motori i fuqishëm i votave, shkruan ajo.

Nëse Yuri Kim do më kishte ftuar në ambasadë dhe/apo për të bërë foto, unë do të kisha refuzuar me forcë pasi, sipas meje pasqyron shëmbullin e figurës më të ulët që ka patur ambasada e SHBA-së në Tiranë, për faktin se:

Kërcënoi hapur Presidentin e vendit tim.Kërcënoi demokratët se do hanin bar nëse nuk do zbatonin urdhërat e saj. Shkel çdo ditë Kushtetutën e vendit tim. Shkel çdo ditë Konventën e Vjenës. Shkel çdo ditë sovranitetin e vendit tim. Është investuar për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Është investuar për kapjen e Sistemin të Drejtësisë nga Edi Rama. Është rreshtuar në krah të krimit, përfaqësuar nga Kryeministri Rama.

Është rreshtuar në krah të mafias, përfaqësuar nga Erion Veliaj etj. Është rreshtuar në krah të zyrtarêve më të korruptuar të vendit, përfaqësuar nga Arben Ahmetaj etj. Promovon modelin e individit si pjesë e “shoqërisë civile” që i shërben pushtetit.

Promovon gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar duke i paraqitur si heronj të drejtësisë. Promovon individë pjesë e “shoqërisë civile” të mirëpaguar nga Sorosi e z. Kunat, si “e ardhmja” e politikës. Etj., etj.

Ndaj i them kujdo që të mos lodhen kot duke u zvarritur dhe pozuar në krah të Yuri Kim. U lodh shumë kjo e fundit me Rudinën e me Endrin, por në Kuvend nuk i çoi dot. Në Kuvend apo Bashki, nuk të çojnë GOMAT e makinës por motori i fuqishëm i votave.

Ps: E di që mund të më refuzohet viza nëse do ta kërkoj ndonjë ditë por unë më shumë se SHBA, dua Shqipërinë.

Zjarr Tv Ad