Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur me ironi deklaratës së Lulzim Bashës se partinë e donte për t’ia dhënë Ilir Metës. Berisha tha se s’mund t’i përgjigjet një njeriu që në dy fjalë, tre i ka gënjeshtra.
I pyetur për kandidatët e Bashës në zgjedhjet e 6 marsit, Berisha tha se ata s’kanë asnjë lidhje me anëtarësinë.
“A mund t’i përgjigjesh një njeriu që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra? Njeriu që u servir ju jo 7×7=42 por 1958 si 5004.
Nuk kam asnjë koment personal. Kam një koment të përgjithshëm. Ata janë kandidatë të Lul Bravës, dhe s’kanë asgjë me anëtarësinë, e cila, anëtarët e PD sot kudo që janë kanë kandidatët e tyre më të shkëlqyer, kandidatët e foltores të paraqitur para jush tre ditë më parë”, deklaroi Berisha pak para se të hynte në sallën e Kuvendit.