Berisha zbulon skandalin: Ky parlament duhet të shkrihet nëse nuk mbron qytetarët

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha mori fjalën në Kuvend për të mbrojtur banorët që po protestojnë kundër prishjes së banesave.

 Fjala e Berisha

“Vetëdeklarimi është një mekanizëm i turpshëm mashtrimi që përdoret ndaj tyre, që qeveria i trajton si armiq. Sillet ndaj tyre sikur është pushtuese. Sillet ndaj tyre duke dhunuar Kushtetutën, ligjet dhe të drejtën e posedimit.

Dua të sqaroj edhe njëherë qytetarët shqiptarë. Janë dhjetëra zona të zhvilluara në Tiranë nga ndërtuesit, por nuk kemi pasur protesta individuale ndaj tyre, sepse kanë ofruar kontrata dhe marrëveshje paraprake.

Qeveria nuk u ofron marrëveshje sepse do të vjedhë mbi trullin e tyre. Ishin në plan të ndërtoheshin ndërtesa 7-katëshe, janë bërë 35-katëshe dhe prapë nuk ngopen duke vjedhur qytetarët.

Ky është një akt i turpshëm, në të cilin kreu i Meduzës dhe oligarkët e Lul Bravës janë bashkuar prej ryshfetit.  Ky parlament duhet të shkrihet, nuk meriton të ekzistojë nëse nuk mbron interesat e qytetarëve,” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad