Çmimi i naftës 200 lekë, Rama si Spiropali: Ndodh kudo, duhet durim… ka dhe më keq

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama shpesh replikon me ndjekësit e tij në Facebook. Ai i ka kthyer përgjigje njërit prej ndjekësve i cili shprehet i shqetësuar për rritjen e çmimeve.

Komentuesi i ka kërkuar llogari edhe për rritjen e çmimit të naftës. Komentuesi: Shume mire qe ecen keshillimi, po per cmimin e naftes mund te behet ndonje gje? Te limitohet deri diku , apo kush nuk e perballon dot mos i afrohet karburanteve ? Sinqerisht problem me te mash se cmimi i shportes, karburantit dhe rrogat e uleta nuk ka ne kete vend. Keto jane paresore , te tjerat pastaj zgjidhen me me terezi.

Kryeministri Rama shprehet se rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot. Sa i përket rrogave, sipas kryeministrit ato janë rriotur dhe do vazhdojnë të rriten, por jo sipas dëhsirave të qytetarëve.

Rama: Rritja e cmimeve eshte nje problem i pergjithshem sot, mjafton te shihni Kosoven per te mos shkuar me larg, nderkohe qe sic kam premtuar ne po mbajme me shume kosto per buxhetin, mburojen mbi cmimin e energjise per konsumatoret familjare e biznesin e vogel, qe kudo ka kercyer e po kercen lart! Sa per rrogat ato jane rritur e do vazhdojne te rriten, por rritja e rrogave nujk behet sipas deshires sone, pasi une i pari do doja t’i rrisja menjehere te gjitha, por cdo rritje jashte mundesive, do te thote falimentim total ne pak muaj si ne kohen e Sudes, prandaj duhet pune e durim, per t’u ngjitur me kembe ne toke s’ka asnje rruge tjeter te sigurte.

Zjarr Tv Ad