Belind Këlliçi reagon për rritjen e naftës: Bashkëqeverisja Rama-Opozitë po jep efektet e saj

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nafta, benzina dhe gazi prej 2 ditësh në vend kanë pësuar sërish një rritje me 9 lekë për litër në tregun me pakicë. Nafta po i afrohet çmimit 200 lekë për litër, në disa pika të karburanteve.

Aktualisht ajo shitet me 193 lekë, por rritje ka dhe për benzinën e cila ka shënuar 195 lekë për litër, pa përjashtuar as gazin që shitet 94 lekë për litër. Dhe lidhur me këto rritje të çmimeve të karburanteve, çmim që do të ndikojë shumë tek konsumatori shqiptar dhe në shërbime të tjera jetësore, anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka reaguar me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Këlliçit një ndër arsyet e rritjes së këtyre çmimeve është bindja se shqiptarët nuk protestojnë, ku shkaku kryesor i kësaj apatie shoqërore është padyshim kapja e selizë opozitare nga Rama. ‘Dy individë nuk mund të mbajnë peng 3 milion shqiptarë’ mbyll statusin e tij Këlliçi.

Reagimi i klliçit

Një ndër arsyet e rritjes së çmimit të karburantit është bindja se shqiptarët nuk protestojnë. Kjo i shërben pushtetit si garanci për të vepruar në liri të plotë për interesat e një klani të lidhur me kupolën e shtetit. Shkak kryesor i kësaj apatie shoqërore është padyshim kapja e selisë opozitare nga Rama.

Bashkëqeverisja po jep efektet e saj. Prandaj duhet që të bëhemi të gjithë bashkë për të ndaluar fundosjen ekonomike, politike dhe shoqërore të Shqipërisë.

Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të bashkohemi kundër bashkëqeverisjes përtej të majtës dhe të djathtës. Dy individë nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë

Zjarr Tv Ad