“Aventurierët po varfërojnë shqiptarët”, Ilir Meta reagon ashpër për rritjen e çmimeve: Kemi pagat më të ulëta në rajon dhe paguajm naftën më të shtrenjtë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese për “fatin” e tij, presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar rritjen e çmimeve në Shqipëri.

Meta shkruan se “ekonomia nuk mund t’u lihet në dorë aventurierëve, që po varfërojnë shqiptarët dhe po falimentojnë Shqipërinë”, teksa nënvizon se Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagës në rajon, por paguan naftën më të shtrenjtë.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

EKONOMIA NUK MUND T’U LIHET NË DORË AVENTURIERËVE, QË PO VARFËROJNË SHQIPTARËT DHE PO FALIMENTOJNË SHQIPËRINË! Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur. Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është:

Në Shqipëri 248.4 Euro

Në Maqedoninë e Veriut 366.1 Euro

Në Serbi 401.4 Euro

Në Malin e Zi 532.5 Euro.

Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër. Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë. Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%

Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9. Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%. Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!

Zjarr Tv Ad