Berisha ‘denoncon’ Ramën dhe Bashën për Portin e Durrësit; Spiropali: Po i bie derës tonë, të dëgjojë brava juaj!

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish atë që ai e quan si “afera më e madhe korruptive në Europë”, planin për portin e ri të Durrësit.

Berisha tha se firma EMAAR e biznesmenit nga Emiratet e Bashkuara Arabe është “zhdukur”, e sipas tij, pas Portit të Durrësit fshihen Edi Rama dhe Lulzim Basha që kanë në plan “të pastrojnë qindra milionat e drogës”.

Por Akuzave të Berishës i është përgjigjur ministrja Elisa Spiropali, e cila ka thënë se ëndrrat e tij me “narko-qeveri dhe pushtim nga droga” nuk janë të bazuara te partnerët europianë të Shqipërisë.

DEBATI:

BERISHA: Trefishohen kompanitë e bananeve, a e dini ju pse? A e dini kush e kontrollon, Xibraka. Nga kokaina kalohet te Porti i Durrësit. Se EMAAR u zhduk, s’ka më lidhje me portin e Durrësit, por kanë dalë disa kompani offshore në bashkëpunim me Lul Bravën që do të lajnë aty shuma përrallore. Do ju njoftoj ju, dhe në seanca të tjera, se afera e portit të Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë. Ky është vetëm një kapitull, kapitulli tjetër është zi dhe më zi. Fqinjët tanë kanë shqetësimin më të madh, prokurori italian deklaronte sot se mafia shqiptare është më e rrezikshme se mafia e ndranghetas. Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama nisi bashkëpunimin dhe sollën kompanitë e plehrave. Sot tejkalojnë edhe ndranghetën. Policia shqiptare është e kanabizuar në çdo qelizë të saj.

SPIROPALI: Unë e kuptoj atë që ju po bëni, po i bini derës tonë, që të dëgjojë brava juaj. Por as dera jonë nuk ka ndërmend të tundet, as brava e tyre s’ka ndërmend të shembet. Doli pak më e fortë nga çfarë e kishit menduar. Për t’ju kthyer asaj që thatë ju, ku sigurisht në 7 mars biri juaj politik do dalë dhe do thotë banda e Metës, Ramës, Berishës vodhën këto zgjedhje, është e kotë t’i paraprini. Ai ka mësuar kasetën tuaj dhe vjen këtu e përsërit, ndryshoni ju të paktën se ai nuk ndryshon. Meqë në zgjedhjet e pjesshme jeni ndarë në shtëpi të ndryshme, mua më vjen në mendje një shprehje, e moj kasolle ku na mblodhe. Ëndërrat me narko-qeveri dhe pushtim të drogë, nuk ua bazojnë partnerët.

Zjarr Tv Ad