Zgjidhet problemi i 149 punonjësve të fasonerisë në Bilisht, Ibrahimaj takon pronarët: Do monitoroheni në vazhdimësi

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zgjidhet problemi i punonjësve të një fasonerie në Bilisht të Korçës, pas ndërhyrjes së Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj ka shkuar sot në Bilisht ku është takuar 149 punonjësit e fasonerisë dhe dy prej pronarëve. Ajo u shpreh se pronarët janë zotuar të respektojnë kontratën, ndërsa i paralajmëroi se do të jenë në monitorim të vazhdueshëm si ata, por edhe biznese të tjera.

Deklarata e Ibrahimajt:

Jemi sot në Bilisht pranë një fasonerie, pononjësit e së cilës janë ankuar për pagat, mosrespektimit të kodit të punës. Jemi ulur me të gjithë përfaqësuesit e kompanisë që ka 149 punonjës. Pamë të gjithë elementët e kontratës, si do të bëhen pagesat në rast pushimi, festash, dhe si do të përcaktohen pagesat për normën e punës. Mbështesim nismën e punonjësve që ngritën zërin e tyre.

Jam këtu edhe me dy pronarët e fasonerisë, të cilët janë të ndërgjegjshëm dhe morën sot kërkesat. Ne do të vazhdojmë të mbajmë nën monitorim këtë fasoneri, por edhe të tjera. Nëse nuk respektohen, do të jenë subjekt i kontrolleve tatimore.

Zjarr Tv Ad