Presidenti i vendit Ilir Meta ka falenderuar këshilltarët për punën e tyre gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me shkarkimin e tij. Kreu i Shtetit thotë se pasi u njoh me 72 pyetjet e anëtarëve të Kushtetueses, brenda 48 oërve do të do të dorëzojë përgjigjen, por do t’ua lexojë të gjithë qytetarëve.
Postimi i plotë i Ilir Metës:
Falenderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues. Pasi u njoha me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit. Mirë u takofshim sonte në ora 21:00 në “Frontline”, në NEWS 24.
Seanca për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta u shty për ditën e hënë, ora 10:00.