Berisha mori fjalën disa herë në Kuvend/ Ankohet Salianji: Abuzim, PD nuk është pronë e tij

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Berisha mori fjalën disa herë në Kuvend/ Ankohet Salianji: Abuzim, PD nuk është pronë e tij] Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është ankuar në Kuvend për fjalën që drejtuesja e seancës i dha disa herë ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Salianjit, kjo është abuzive, pasi u është marrë fjala deputetëve të tjerë. Mes të tjerash Salianji tha se Berisha flet për PD, por kjo parti nuk është pronë as e tij dhe as e Lulzim Bashës, por demokratëve.

“I jep fjalën ish-kryetarit të PD duke gjetur pretekste për t’i marrë kohën deputetëve. Një teatër i shpifur që nuk nderon askënd. Kjo është të abuzosh me detyrën dhe deputetët që presin në radhë. Nga ana tjetër padiskutim që parafolësi flet për PD, (Petro Koçi) ia ka ardhur dita sot, për të njëjtën gjë ka bërë edhe vetë te PSV në ‘91 kur dilte me ish kryetarin e vet atëherë. Të njëjtën gjë edhe ministrja që foli, kur nuk i quanit socialistë poir 99-sha.

Kjo pjesa e të marrtit me PD është serioze. Lidhet me një koncept pronësor që do të doja ta thoja pak më parë kur kisha fjalën. Askush nuk është PD se ma jepni fjalën se u përmend PD. PD është një pasur publike që është ndërtuar me sakrificën e demokratëve. PD nuk është as Sali Berisha, as Lulzim Basha, por do të jetë pronë e demokratëve që kanë kontribuar. Edhe në këtë kuptim është një shkelje tjetër që jepet fjala ku diskutohet për këtë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad