Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pak orë përpara se të mbahet mbledhja e kryesisë së PD ku pritet të miratohen të gjithë kandidatët e propozuar nga degët e 6 bashkive ku do mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, është zbardhur edhe propozimi për bashkinë e Dibrës.
Strukturat drejtuese të PD në këtë qark kanë propozuar Luan Hakën si kandidat për kreun e bashkisë së Dibrës.
Haka nuk është një emër i panjohur, kujtojmë këtu edhe zgjedhjet e 25 Prillit ku në qarkun e Dibrës kandidonte në listën e PD si deputet.