“Beteja është mes dy kandidatëve të PD-së”, Murrizi tregon çfarë pret Rama nga zgjedhjet e 6 marsit dhe zbulon të vërtetën e madhe që do të dalë në shesh

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar procesin e zgjedhjeve të pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars. Sipas tij, ato nuk prishin ndonjë raport politik për maxhorancën si të fitojë apo humb 6 bashkitë.

Murrizi tha se këto zgjedhje duheshin bërë më herët, ndërsa i cilësoi si një test për Partisë Socialiste për të parë sa ka ruajtur votat nga zgjedhjet e kaluara, dhe si një betejë mes dy kampeve të krijuara në PD për të parë kush ka shumicën.

“Nuk është se përmbysin ndonjë ekuilibër në politikë edhe sikur ti humbi apo fitojë bashkitë maxhoranca. Nuk prishin ndonjë raport politik as në parlament. Këto zgjedhje duheshin bërë më herët, por janë thjesht zgjedhje administrative. Në vetvete ka një test për të treja palët, Rama do testojë nëse do ruajë votat që ka pas, ndërsa beteja është mes dy kandidatëve të PD që janë ndarë në dy kampe. Nuk i shoh të barabarta, por vota e 6 marsit do tregojë, do të nxjerr sheshit një mashtrues nga këta të dy që pretendojnë se kanë 90% të shumicës. 6 marsi test se kush ka shumicën opozitare. Lushnja do ketë garë reale. Ky pushtet ka 15 vite që qeveriset nga e majta. PS qeveris që në 2007 në Lushnje. Kandidatin Elton Bano e shoh shumë potencial dhe do e mbështes. Të njëjtën gjë shoh dhe në Rrogozhinë.”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad