KQZ i la jashtë “Shtëpinë e Lirisë”, reagon Komisioni i Rithemelimit: Rama po bën çdo gjë që opozitën ta përfaqësojë Lulzim Brava

0
477
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi ditën e sotme që Komisioni i Rithemelimit i PD-së të mos përfshihet në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, i cili tashmë do të përbëhet nga LSI dhe PDK, por kandidatët do të jenë ata që kanë dalë nga “primaret” e këtij Komisioni.

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar nëpërmjet zëdhënëses Floriana Garo, e cila shprehet se kryeministri Rama po bën çdo gjë që opozitën ta përfaqësojë Lulzim Basha, por demokratët e kanë të qartë se kush është opozita e vërtetë. Sipas saj, në 6 Mars demokratët do të votojnë për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”, të cilët i zgjodhën vetë përmes parimit “një anëtar, një votë”.

Reagimi i Komisionit të Rithemelimit:

Sot, njesoj si ne dt 8 Janar, shqiptaret u bene deshmitare se Rama po ben cdo gje qe opoziten ta perfaqesoje pengu i tij Lulzim Brava dhe ish ministrat e tij.

Por tashme demokratet e kane te qarte kush eshte opozita e vertete! E kane te qarte nga humbjet e nje pas njeshme keto 8 vjet te gjitha si pasoje e shitjes qe Lulzim Brava u beri sakrificave dhe kontributit te tyre per fryrjen e xhepit familjar. Ata kane pare qartesisht aferat e perbashketa te pazarit Rama – Basha per portin e Durresit dhe ndertimet tek 5 Maji.

E kane edhe me te qarte nga helmi dhe burgu qe Lul Kimiku u dha brenda shtepise se tyre ne dt 8 Janar me policine Edi Rames. Por nuk ka procedure, tutor apo pazar qe do e shpetoje Lulzim Braven nga verdikti i votes!

Ne dt 6 Mars demokratet do votojne si njerez te lire per kandidatet e “Shtepise se Lirise” te cilet, ne ndryshim nga kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, ata i zgjodhen vete permes parimit nje anetar nje vote!

Zjarr Tv Ad