Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Data 4 shkurt është dita Botërore e luftës kundër Kancerit dhe në një ditë kaq të rëndësishme punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë shkuar pranë ambienteve të Spitalit Onkologjik në Tiranë.
Në shenjë sensibilizimi policët me lule në duar kanë vizituar pacientët të cilët marrin trajtimin e nevojshëm pranë këtij spitali për t’u thënë atyre se pas çdo beteje ka fitore.
Trendafila nga uniformat blu kanë shkuar dhe për bluzat e bardha të këtij spitali të cilët me përkushtim i kanë ofruar pacientëve shërbimin e papërtuar në çdo moment.