“Vendimi u bekua edhe nga Guvernatorja Kim”/ Berisha: Vendimi për Tahirin, plotësisht i trukuar dhe qesharak!

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Sali Berisha

Vendimi për Tahirin është plotësisht i trukuar dhe qesharak! Negociatat me Tahirin për këtë vendim, Edi Rama i filloi me Gaz Demin dhe i përfundoi direkt me Ëngjëll Agaçin dhe Ulsi Manjën. Prandaj dhe avokati i tij, si për të fshehur suksesin e negocimit të vendimit 3.4 vite, që në çdo vend normal nuk mund të ishte kurrë nën 42 vite, bërtiste në kupë të qiellit para kamerave: “Visi, i çoni dy paketa”. Vendimi shënon triumfin e plotë të narko-drejtësisë së narko-shtetit! Kështu, pusetës së narko-shtetit iu vu kapaku.

 

Kreu i Meduzës, madamë Radari, Gjeneral Hashashi dhe e tërë nomenklatura kanabiste e narko-shtetit, mbrëmë festuan marrëveshjen me Tahirin. Rama dhe madamë Radari, gjeneral Hashashi etj. nuk folën pas vendimit, por respektuan heshtjen e kodit të Mafies. Vendimi u bekua edhe nga Guvernatorja Kim, e cila fill pas dënimit u tha shqiptarëve se askush nuk është mbi ligjin. Në reagim ndaj pretendimit të saj për barazi para ligjit, mediat nxorën rastin e një gruaje 65-vjeçare që ishte dënuar me 3,5 vite burg për një krem dielli dhe një deodorant që kishte përvetësuar në një supermarket.

Sot, Gjykata e Apelit të Tiranës, pas një tejzgjatjeje disavjeçare dha së fundi një dënim simbolik për ekzekutorin e politikës kriminale të Kreut të Meduzës Edi Rama, atë të shndërrimit të Shqipërisë në Kanabistan dhe ndërtimit të narko-shtetit të parë dhe të vetëm të Europës apo siç e thërrasin shpesh, në Kolumbinë e Europës. Në këtë kontekst, procesi Tahiri është dhe drama e shkatërrimit nga Edi Rama i shtetit ligjor në Shqipëri dhe ndërtimit në vend të tij të narko-shtetit shqiptar.

Saimir Tahirin, skafo-ministrin e parë të Shqipërisë, rolin e tij kriminal në kanabizimin e vendit, lidhjet e tij në trafiqe, skafin dhe me veturën e tij personale dhënë Habilajve, lidhjet e tij direkt me Shullazin dhe banda të tjera nga data 31 korrik e vitit 2013 gjer sot, kam bërë në Fb, parlament, konferenca shtypi dhe në studio televizive mbi 520 denoncime. Ish-Ministrin e Brendshëm Tahiri e denoncuan fill pasi mori detyrën për lidhjet e tij në trafiqe me klanin Habilaj, përdorimin për trafik droge nga ky klan të skafit dhe veturës së tij me targa dhe pronësi ministrore që çante çdo postbllok policie.

Saimir Tahirin, 120 komisarë të lartë policie, i kishte denoncuar edhe Shërbimi Informativ Kombëtar si të implikuar direkt në kanabizimin e Shqipërise në vitin 2017. Por me gjithë këto ai do të shpallej nga Edi Rama – Kreu i Meduzës, si super-ministri i tij dhe po atë vit, para qindra policëve të rreshtuar, Policia e Shtetit do të merrte dhe përgëzimet më të mëdha nga Ambasadori i SHBA, Donald Lu, për suksesin në luftën kundër drogës në Shqipëri.

Si për t’i garantuar imunitet absolut, Edi Rama dhe ambasadori Donald Lu, në një rast unik do të dërgonin yllin e tyre, skafo-ministrin Tahiri të ulej në tryezë përballë Presidentit Obama në Shtëpinë e Bardhë. Por të gjitha këto nuk e penguan Antimafien Italiane që në zbatim të ligjeve të vendit të vet të zbulojë dhe të vërtetojë me dokumente lidhjet e Tahirit në trafiqe me klanin më të fuqishem të Mafies së drogës në Shqipëri që ishte klani i kushërinjve të tij Habilaj, përdorimin nga ky klan me qindra herë të skafit dhe veturës së Tahirit për trafikun e dhjetëra e dhjetëra tonelatave drogë, dhuratat e tyre të superkushtueshme për kushon-ministër-trafikant.

Bazuar në dosjen e ardhur nga Italia, Prokuroria shqiptare i paraqiti parlamentit kërkesën për hetimin dhe arrestimin e Tahirit. Por pas kërcënimit publik që Tahiri i bëri Edvinit dhe ndërmjetësimit siç u tha të Gaz Demit, Edi Rama jo vetëm nuk i hoqi imunitetin Tahirit, por përkundrazi sulmoi me ashpërsi dhe brutalitet prokurorin e çështjes për kërkesën e tij. Fuqia e narko-shtetit është e jashtëzakonshme. Në mbrojtje të hapur publike të Tahirit, akuza e të cilit bazohej vetëm në dosjen e ardhur nga Antimafia Italiane doli njëlloj si Edi Rama dhe ambasadori Donald Lu, i cili e krahasoi procesin ndaj Tahirit me proceset politike që zhvilloheshin gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri.

Qëndrim të kundërt me kolegun e tij në Tiranë mbajti ambasadori i SHBA në OSBE në Vjenë. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme Rama – Lu për mbrojtjen e Tahirit dhe zëvendësimin e tij Llallën, Bundestagu gjerman, Bashkimi Erupian përcaktuan si një kusht për progresin e Shqipërisë drejt BE, drejtësinë ndaj Tahirit. Këtu fillon pastaj procesi komik i narko-drejtësisë së narko-shtetit shqiptar dhe dënimi i Saimir Tahirit me 3,4 vite, një muaj më pak se sa një grua 65-vjeçare të cilën drejtësia e pareformuar shqiptare, në vitin 2016, e dënoi 3,5 vite burg për një krem dielli dhe një deodorant të vjedhur në një supermarket. Ky është një dënim i turpshëm i narko-drejtësisë së narko-shtetit shqiptar, qesharak, gjysmak dhe i trukuar nga Kreu i Meduzës vetëm e vetëm si mburojë për veten e tij dhe të nomenklaturës së narko-shtetit shqiptar.

Zjarr Tv Ad