Ish-ministri Saimir Tahiri u dënua ditën e djeshme nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 3 vite e 4 muaj burg.
Por kush janë 3 anëtarët e trupit gjykues që dënuan ish-ministrin?
Engert Pëllumbi
Engert Pëllumbi nuk është një emër i panjohur për Saimir Tahirin, pasi ky i fundit e ka denoncuar në vitin 2014 për lirimin e Hekuran Meçanajt, i ndaluar nga policia.
Florian Kalaja
Gjyqtari Florian Kalaja ka qenë shok shkolle me Engert Pëllumbin, ndërsa në vitet 2016-2019, ai ka punuar si ndihmës magjistrat në Gjykatën e Lartë, më pas gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
Komisioni i Vettingut e ka konfirmuar në detyrë në dhjetor të vitit 2020, edhe pse nga analiza financiare rezultoi me një balancë negative në shumën 590 mijë lekë.
Igerta Hysi
Igerta Hysi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vettingut vetëm 3 muaj më parë, në nëtor të bvitit 2021. Edhe pse Komisioni gjeti disa probleme në pasurinë e gjyqtares, sërish konfirmimi i saj nuk u kundërshtua nga Komisioneri Publik dhe as nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.