S’e pret dot datën 14! Berisha nis sot fushatën, takim elektoral në Sukth

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha si duket nuk do të presë datën 14 shkurt për nisjen e fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha bën me dije se takimi i parë do të zhvillohet në Njësinë Administrative Sukth, paraditën e sotme në orën 11:00.

Gjatë këtij mitingu Berisha do të prezantojë kandidatin për kryetar bashkie të “Shtëpisë së Lirisë” në Durrës, Ardian Muka.

Postimi i plotë:

Njoftim!

Sot,me daten 6 shkurt, në orën 11:00, tek kompleksi “Selimi” në Qendër Sukth, prezantojme kandidatin e koalicionit opozitar Shtëpia e Lirisë, Z. Ardian Muka. Ftoj banoret e Sukthit, Katundit te Ri, Manzes, Rrashbullit dhe Ishmit te marrin pjese! sb

Zjarr Tv Ad