Presidenti Meta dekoron “Mjeshtër i Madh” dy sportistët e kampionët Rando Kukeli dhe Marin Meksi: Shembuj frymëzues për brezat e sportistëve të rinj

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy “bodybuilders” të shquar shqiptarë, zotin Rando Kukeli “Në shenjë vlerësimi për kontributet e shënuara në sportin e ‘bodybuilding-ut’, si sportist kampion dhe trajner me rezultate të shkëlqyera, të arritura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”; si dhe zotin Marin Meksi: “Me mirënjohje për kontributet e spikatura si kampion absolut në sportin e ‘bodybuilding-ut’, profesionist dhe ‘fitness-it’, duke shënuar rezultate të shkëlqyera në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve, Presidenti i Republikës u shpreh se Rando Kukelu dhe Marin Meksi janë shembuj frymëzues për brezat e sportistëve të rinj.

Zjarr Tv Ad