Taulant Balla prezanton kandidaten e Lushnjes dhe sulmon kundërshtarët: Ata janë njësoj, përzierje e gratave dhe non gratave

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi politik i PS në Fier, Taulant Balla, ka prezantuar në njësinë administrative të Krutjes kandidaten e Partisë Socialiste për Bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet e 6 Marsit, Eriselda Sefën.

Ai sulmoi edhe kundërshtarët e Sefës, pasi u shpreh se ata janë njësoj, një përzierje mes gratave dhe non gratave. Balla theksi se rritja e vlerës së imputeve bujqësore është një shqetësim i madh për zonën, ndaj duhet ndërhyrje e menjëhershme.

“Me kë do të përballemi ne në këto zgjedhje? Në njërin krahë është e majta progresiste me në krye Edi Rama, Partia Socialiste dhe në krahun tjetër janë bërë lëmsh me njëri-tjetrin. Përballë me non-gratat ose ngjitur me non-gratat është edhe Lulëzim Basha, i cili është bashkëpunëtori më I ngushtë i paudhësive që ka bërë Saliu herën e fundit të qeverisjes së tij. Unë nuk dua të merrem me kandidatët e Partisë Demokratike të Saliut, Partisë Demokratike të Ilirit apo Partisë Demokratike të Lulit, për mua janë të gjithë njëllojë dhe nuk na hyjnë në punë dhe nuk do ti marrim në punë në Bashkinë e Lushnjes” tha Balla.

Zjarr Tv Ad