Rama tentoi të largohej nga emisioni, Rudina Xhunga tregon si e përballoi situatën e vështirë: Nuk folëm më….

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Rudina Xhungla në “Ëndërrtjerrësit” ka folur për karrierën e saj dhe situatën më të vështirë që ka pasur.

Në këtë emision u transmetuan pamje të kryeministrit Edi Rama në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Shqip”.

Pas një debati të ashpër me analistin Fatos Lubonja, Rama vendosi të ikte nga emisioni dhe Rudina këtë e ka quajtur si përballjen më të vështirë.

“Isha vajza e parë më vend që bënte një emision politik në RTSH dhe vij në Top Channel bëj Shqip. Shumë e vështirë, edhe tani emocionohem. Unë po i thoja të lutem ulu dhe vjen një moment që i thash ik po deshe, në atë moment. Më pas të nesërmen Rama pikturoi si djall Lubonjën. Ky ka qenë një moment jo i lehtë. Nuk më lodhi politika. Në kohën që isha, Topi ishte Tirana, ishte gjithçka“, tha Xhunga.

Ndër të tjera ajo shtoi që prej atij momenti nuk ka folur më me analistin Lubonja.

Zjarr Tv Ad