Deputetja e LSI, Erisa Xhixho thotë se Shqipëria është me keq se çdo vend tjetër sa i përket pagës minimale.
Duke iu referuar EUROSTAT, Xhixho shkruan se qytetarët po përballen me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, me rritjen e çmimit të karburantit dhe të transportit, dhe se e kanë të pamundur përballimin e kostove të jetesës .
Ndër të tjera ajo shkruan se paga minimale duhet të rritet sot dhe jo nesër për të ndihmuar të varfërit dhe shtresat në nevojë.
Postimi i plotë:
Paga minimale: Shqipëria më keq se çdo vend në Europë!
Sipas EUROSTAT Shqipëria është vendi me pagën minimale më të ulët në Europë.
Qytetarët që sot përballen me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, me rritjen e çmimit të karburantit dhe të transportit, e kanë të pamundur përballimin e kostove të jetesës, ç’ka rëndon më shumë varferinë e tyre.
Paga minimale duhet të rritet sot jo nesër për të ndihmuar të varfërit dhe shtresat në nevojë që janë braktisur nga qeveria që vetëm të majtën nuk përfaqëson.