Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me seancën në Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Meta. Vasili thotë se duhet të bëhet hetim ndaj rilindësve të Kuvendit, duke argumentuar se edhe para Gjykatës Kushtetuese kundër Kreut të Shtetit falsifikojnë provat.
“Kuvendi i Shqipërisë s’mund te beje asnjë hap me tej pa hetuar ketë krim shtetëror. Edhe para Gjykatës Kushtetuese kundra Kreut te Shtetit këta falsifikojnë provat ashtu sic kane vjedhur miliarda me koncesione, PPP dhe tendera sekrete!”, shkruan Vasili.
Reagimi i Petrit Vasilit:
Çfare horrash!
Hetim, hetim, hetim deri ne fund rilindasve te Kuvendit, qe falsifikojnë dokumentet si hajdute rrugësh. Kuvendi i Shqipërisë s’mund te beje asnjë hap me tej pa hetuar ketë krim shtetëror.
Edhe para Gjykates Kushtetuese kundra Kreut te Shtetit këta falsifikojnë provat ashtu sic kane vjedhur miliarda me koncesione, PPP dhe tendera sekrete! Mendoni c’bejne keta me pronat, me hipotekat dhe me parate e shtetit. Shteti ka rene me keta mashtrues, bandite dhe falsifikatore.