Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
I pyetur mbi dënimin e Saimir Tahirit, Luigi Soreca u përgjigj se nuk preferon të komentojë mbi procese që nuk kanë përfunduar.
Megjithatë Ambasadori i BE-së në Tiranë u shpreh se vendimet e fundit të Gjykatave janë sinjal i mirë për drejtësinë.
“Ju nuk e dini që nuk e kam zakon të bëjë deklarata për procese që nuk kanë përfunduar, por mund të them që duke parë disa nga vendimet e fundit të gjykatave shihet pavarësi në sistemin gjyqësor.
Shohim shenja të mira të progresit, puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve. A është kjo e mjaftueshme? Jo! Ne presim akoma më shumë nga institucionet që janë të përfshirë në sistemin e drejtësisë.” – u shpreh Soreca, ndryshe nga Yuri Kim, e cila shpalli fundin e pandëshkueshmërisë me dënimin e Tahirit \ Sandart