Nga Kastriot Islami: Fati i ‘sekserëve …mosmirënjohës e atëvrasës….’

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ER është ‘mosmirënjohës e atëvrasës…’ por jo vetëm ai…Ai në disa intervista ka pohuar se ‘këto sjellje’ ia ka këshilluar një lider ballkanik i ‘shporrur’ si dështak nga vendi i tij; në realitet ky pohim është mashtrim se vetë ai është në thelb i tillë dhe për më tepër ka bindjen e thellë se kjo e ka ndihmuar për të realizuar egon e tij për pushtet personal duke kryer me sukses rolin e ‘sekserit të së keqes…’…

Të gjithë mosmirënjohësit herët e vonë shndërrohen në atvrasës, por dhe në pengje të së keqes, në sekserë, duke i vënë këto ‘cilësi’ në veprim për të kënaqur egon për pushtet… Dhe gjithnjë pavarësisht kapardisjeve e arrogancës, përfundojnë si ‘qen rrugësh’, si Gadafi, Sadami; pasuritë e tyre sekuestrohen ose i ‘gëzojnë’ të panjohur… Për të kuptuar se ç’është ‘atëvrasësi e mosmirënjohësi…’, si kthehet në peng e sekser i së keqes, fati tyre e ç’pasoja i sjellin interesit kombëtar, lexoni Kujtimet e para 100 vjetëve të Eqrem Bej Vlorës..

‘Atëvrasja e Mosmirënjohja’ janë kritere themelore të pranimit në kupolën e Sektit të së KEQES… Ato janë pjesë e rregullave të shkruara e të pashkruara të sektit, si mënyra kryesore e ‘suksesit politik’ që kërkohet nga ‘bosi’ i tyre vendor apo qendror… S’ka asnjë mundësi tjetër që të bëhesh pjesë e kupolës së sektit e sekser veçse duke dhënë prova me veprime se je ‘atëvrasës e mosmirënjohës’. Madje s’ka asnjë mundësi tjetër për të siguruar një vend në përbërje të kupolës drejtuese të sektit… Të gjithë anëtarët e sektit, veçanërisht ata të kupolës, shndërrohen herët a vonë në pengje apo sekserë-pengje që përdoren për interesat e promovimit të së keqes kundër qytetarëve të tyre…

Gjithkush nga anëtarët e kupolës së sektit me siguri i ka kryer këto akte dhe gjithnjë i është dashur të mburret për këto veprime, duke i promovuar ato në media e në takimet publike! Sa më mirë e më fort i kryen këto akte aq më shumë besim e mbështetje fiton tek eprorët që i kanë premtuar për ta promovuar si pjesë të kupolës së sektit… që janë tashmë anëtarë të kupolës së sektit i kanë kryer ‘atëvrasjen e mosmirënjohjen’ e janë tashmë peng, kurse disa të tjerë që ende s’i ka ardhur radha ti kryejnë këto akte bëjnë gjithçka që t’ju vijë ky moment. Kurse të gjithë ata që i fshihen këtyre akteve kërcënohen e eliminohen… Kjo është arsyeja që shumica e anëtarët e sektit që presin radhën për të bërë karrierë, kërkojnë me ngulm tju vijë mundësia për kryerjen e këtyre akteve.

Sa më shumë kalon koha, aq më të etur e agresivë bëhen disa prej tyre për të kryer këto akte makabër… Veprimet e tyre përfshijnë sulme ndaj të gjithë atyre që respektojnë ‘atin’ e janë mirënjohës apo s’pranojnë të rreshtohen me filozofinë e tyre…  EV për çështjen e FSHF, me simbolikën e ‘hallateve prej hekuri’ dha sinjalet e atëvrasjes, duke gjykuar se kjo ishte mënyra e duhur për të imituar paraardhësin, se këtë gjë priste eprori apo se këtë gjë ia kërkonin mbështetësit e tij në rrugën drejt kreut të kupolës së sektit! Madje ai ka bindjen e thellë se ka ardhur koha për ta ‘vrarë’ atin e tij po ashtu si paraardhësi i tij kishte kryer të njëjtin veprim më parë, duke i treguar ndërkohë enturazhit të tij se askush s’ka përse ndjen mirënjohje për atin, se koha e përshtatshme për t’i zënë vendin ka ardhur, e madje ka kaluar.

Kryerja e ‘atëvrasjes e mosmirënohjes’ nga ER janë të njohura nga të gjithë ai akte si tragjike kurse përsëritja nga EV e të tjerë po i kthen ato në akte komike për shqiptarët, duke i ndërgjegjësuar për lojën e pafundme me fatin e tyre dhe duke i detyruar të përgatiten për protesta masive kundër sektit të së keqes.

Zjarr Tv Ad