Vendimi për Metën, Braimllari: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK të hetojë urgjentisht

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Brenda 30 ditëve, Gjykata Kushtetuese do të vendosë fatin e Ilir Metës për postin e tij në Krye të Shtetit.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Sekretari i LSI, Endrit Braimllari, ku në një intervistë për Ora News, u shpreh se është tronditës fakti që parlamenti ka falsifikuar dokumentet.

Endrit Braimllari: Duhet thënë se Gjykata Kushtetuese me këtë seancë që u bë u tregua një të vërtetë që u përballë sot me një fakt tronditës, ku parlamenti ka falsifikuar dokumente. Është shumë e rëndë se si Kuvendi merr guximin për të falsifikuar dokumentet. Kjo tregon qartazi sene kemi një parlament ilegjitim, që gjithçka e ka  në paligjshmëri dhe çdo vendim që ka marrë nuk e ka marrë në respekt të kushtetutës.

A do shkarkohet Ilir Meta? Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim, ka 30 ditë afat. Presidenti padit në Prokurori Kuvendin Ai tha se në lidhje me këtë çështje SPAK duhet të fillojë urgjentisht hetimet, në mënyrë që të mos ndodh nëpërkëmbja e institucioneve shtetërore.

Endrit Braimllari: Ajo që pamë sot është një argument shumë i mirë për SPAK që të fillojë urgjentisht hetimet me qëllim që mos të ndodhin më nëpërkëmbja e  institucioneve shtetërore. Guximi i tyre për falsifikimin e dokumentet tregon qartazi që ato nuk u intereson më asnjë lloj gjëje në këtë vend, por thjesht të shkatërrojnë çdo institucion të ndershëm.

Zjarr Tv Ad