Berisha: Kam patur oferta se me lobim hiqet, por unë kërkoj të bëj këtë betejë që po bëj

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme për çështjen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. I pyetur ne emisionin “Dekalog” ne RTSH nese ka një datë nga gjykata franceze për një seancë gjyqësore për këtë çështje, Berisha tha se ende nuk e di sa çfarë do të vendosë gjykata e Parisit, por çështja i është dorëzuar që në muajin Tetor.

Ndër të tjera Berisha tha se ka marrë shumë oferta nga jashtë, duke i thënë që t’i heqin non grata, por ky i fundit tha se nuk ka pranuar.

Pyetje: Çështja non grata, a ka një datë të përcaktuar nga gjykata e Parisit për një seancë

Berisha: Unë mund t’u them se dorëzimi në protokoll është bërë në 28 korrik, gjykatësi e ka marrë në 22 tetor, por se çfarë do të vendosë gjykatësi unë nuk kam asnjë ide. Ka dy pro të forta dhe dy kundra. As Blinken dhe as gjykatësi nuk janë francezë.

Për shpifje deputeti nuk ka imunitet. Kam zgjedhur dy drejtime pune: e para gjykatën dhe e dyta kam zgjedh transparencën, unë kam arritur diçka në këtë mes. Kam patur shumë oferta se me lobim kjo hiqet, por nuk kërkoj të hiqet, unë kërkoj të bëj këtë betejë që po bëj. Më është thënë se ligji nuk të kap ty se ty se ishe pension, por të tjerët.

Zjarr Tv Ad