Gjata: Tahiri u dënua që të shpëtonte qeverinë nga implikimi si grup kriminal

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, kreu i LZHK-së, eksperti i çështjeve ligjore, Çlirim Gjata u shpreh se dënimi i Tahirit është shitur si triumf i reformës në drejtësi.

Ai tha se kjo është propagandë dhe se dënimi i tij është për t’ia hedhur drejtësisë e shoqërisë, pasi kështu ka shpëtuar qeverinë nga implikimi në një grup të strukturuar kriminal.

Gjata: Kam dëgjuar këto ditë triumf i reformës në drejtësi, fund i pandëshkueshmërisë, drejtësia filloi të ecë. Tahiri u dënua që të triumfojë kjo reformë apo që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, për këtë lloj propagande?

Këto janë teknikalitete por t’ia hedhur drejtësisë dhe shoqërisë, për të thënë se shih se çfarë bëjmë ne e ku nuk kupton njeri gjë. Këtu po luhet me propagandë. Nuk dënohet njeri për të thënë se triumfojë reforma, se nuk futet njeri në burg. Tahiri u dënua për të shpëtuar qeverinë nga implikimi nga grupi i strukturuar kriminal.

Zjarr Tv Ad