Berisha: Sot do të prezantojmë kandidatin për kryebashkiak në Lushnje

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë prezent ditën e sotme në qytetin e Lushnjes.

Berisha ka njoftuar se në orën 17:00, do të jetë në Pallatin e Kulturës pasi do të bëjë prezantimin e kandidatit të koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ për Bashkinë e Lushnjes.

Elton Bano, do të jetë kandidati i Berishës në Lushnje për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Postimi i Berishës:

Nesër, ditën e mërkurë, më datë 9 shkurt, në ora 17:00, në Sallën e Pallatit të Kulturës prezantojmë kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Lushnjes, Z. Elton Bano.

Ftoj të gjithë banorët e Lushnjes të marrin pjesë! sb.

Zjarr Tv Ad