Zgjatja e vettingut, Murrizi i drejtohet ambasadorëve: Përse na duhet? S’keni pse investoheni për t’u venë në kurriz popullit një tufë fundërrinash që s’meritojnë të jenë as jashtëqitja…

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Myslim Murrizi ka reaguar pas kërkesave të ambasadorëve në vend për zgjatjen e mandatit të vettingut. Ai u drejtohet ambasadorëve të vendeve të huaja në Shqipëri që kërkojnë zgjatjen e mandatit të vettingut duke thënë se përse duhet zgjatur mandati. “Përse gjithë ky “ investim” i Juaji për tu zgjatur mandatin në mënyre anti kushtetuese për një grup individesh me ingritet, dinjitet dhe nivel profesional poshtë mesatares së shoqerise Shqiptare dhe qe nuk ju vjen as tek maja e kembes trupes gjygjtare-prokurore prej 800 juristesh qe ka Shqiperia?”shkruan Murrizi.

Sipas ish-deputetit janë KLP, KLGJ dhe ILD që mund të vazhdojnë sitën e gjyqatrëve dhe prokurorëve teksa shkruan “kjo trupë prej 22 juristësh me integritet janë shumë e shumë më lart në profesionalizem e në dinjitet nga këta sorrogato që ju kërkoni t’i mbani akoma ne karrike per bast me duket se Drejtësia dhe Shqiperisë këta mostra nuk i hyjne në pune as për pastrues kazanash”.

Postimi i plotë i Murrizit:

Te Nderuar Ambasadore!

Perse duhet zgjatur afati i vetingut kur brenda trupes prej 27 vetinguesesh kemi sot Luan Dacin te denuar si fallsifikator dhe mashtrues, Ardjan Hajdarin te pezulluar dhe nen hetim per fshehje pasurie dhe Brunilda Bekteshin nen hetim nga SPAK per fshehje pasurie????  Perse gjithe ky “ investim” i Juaji per tu zgjatur mandatin ne menyre anti kushtetuese per nje grup individesh me ingritet, dinjitet dhe nivel profesional poshte mesatares se shoqerise Shqiptare dhe qe nuk ju vjen as tek maja e kembes trupes gjygjtare-prokurore prej 800 juristesh qe ka Shqiperia??

Kur eshte miratuar aneks Kushtetuta per kete organ jo kushtetues dhe jo i perhershem, por nje organ provizor pra me leje ndertimi si kjoske, eshte parashikuar qe nese keta mashtrues ordiner nuk ja dalin dot te kalojne ne site 800 gjygjtare dhe prokurore, kete proçes do ta vazhdoj KLP per Prokuroret dhe KLGJ per Gjygjtaret

KLP dhe KLGJ nga njera ane dhe ILD( inspektoriati i larte i drejtesise) nga ana tjeter jane pushteti gjygjesor me Kushtetute dhe kjo trupe prej 22 Juristesh me integritet jane shume e shume me lart ne profesionalizem e ne dinjitet nga keta sorrogato qe Ju kerkoni ti mbani akoma ne karrike per bast me duket se Drejtesise dhe Shqiperise keta mostra nuk i hyjne ne pune as per pastrues kazanash

Perse duhet te paguhen akoma nga 5-8 mij euro ne muaj nga taksat e Shqiptareve keta mashtrues ordiner?? Vetingu nuk eshte vaksine qe krijon imunitet por nje proçes i vazhdushem gjate gjithe kohes Pse ATA qe kalojne sot vetingun nuk kane mundesi te abuzojne, te shkelin etiken apo ligjin, te korruptohen apo te japin vendime arbitrare gjate karrieres se Tyre? Po ore pooo i kane te gjithe mundesite te shkelin ligjin dhe mender vetingun e kryer nga keta mashtrues por organi qe i kontrollon gjate gjithe kohes eshte ILD dhe KLP e KLGJ Kjo “ opozite” nuk reagon se eshte sa e tredhur aq edhe pergjegjese per kete proçes paçavure qysh kur votoi kete tufe mostrash ne 17 qershor 2017 nen presion dhe pas pazarit te piste te 17 majit

Per turpin e saj kjo “ opozite” ka heshtur kur ka votuar Alma Faskun qe ka qene e shkarkuar nga KLD ne vitin 1996, ka heshtur kur ka votuar Genta Bungen qe ka ikur nga fakulteti si petagoge me ceremoni,ka heshtu kur ka votuar Valbona Sanxhaktarin edhe pse vete e kishte denoncuar ne prokurori per tenderat ne ministrin e arsimit, ka heshtur per Ina Ramen qe 6 vjet me pare ne 2011 e quajti l…bulevardi, ka heshtur per Luan Dacin te shkarkuar nga KLD ne vitin 1998, ka heshtur per Lulzim Hamitajn qe ka mbrojtur gjuhen e huaj me “korrespondence”

Ka heshtur per te gjithe llumhanet qe prej 5 vitesh kane larguar nga sistemi i drejtesise Antoneta Sevdarin, Gurali Braimllarin dhe plot gjugjtare e prokurore te mdershem e me integritet dhe kane kaluar ne veting te gjithe bastardet e rregjimit komunist ish prokurore ish hetues ish gjygjtare qe kane denuar Shqiptaret pse degjonin zerin e Amerikes

Zjarr Tv Ad