“Shkarkimi i Metës ”, Musai: Goditja e presidentit nga parlamenti, e paprecedentë

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në Faxnews ishte analisti Ëngjëll Musai i cili u pyet në lidhje me cështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta dhe shpalljen e vendimit pas 30 ditëve. Sipas Musait kjo cështje ishte një sulm i paprecedentë ndaj institucionit të presidentit, i bërë nga një parlament që nuk e kishte tagrin ligjor.

“Unë sdua ta personalizoj me inidivide të caktuar apo president tjetër. Unë e konsideroj tejet të rëndë, të paprecedente ndaj institucionit të presidentit. I vetmi institucion bashkues është ai i Presidentit.

Rasti i goditjes nga një parlament që s’kishte asnjë lloj tagri ligjor, që e kishte të pamundur të merrte vendime, pasi s’kishte 140 deputetë. Një parlament me probleme se si u dorëzuan mandatet. Duhet të fillojmë cështjen e parë të padisë ndaj parlamentit dhe kryesisë të parlamentit. Nuk lejohet, e ka përcaktuar ligji. Kishim një parlament që mori vendim të paligjshëm.

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në vendin tonë ai tha se Shqipëria po shkon drejt një sistemi diktatorial dhe se askush nuk e ndëshkon qeverinë. Ai kishte edhe një akuzë të fortë për opozitën, e cila sipas tij ka bashkëpunuar me qeverinë më 25 prill.

“Unë jam i mendimit se duhet të shohim baraspeshën. Po arrijmë drejt një sistemi diktatorial. Ne jemi sisitem i të drejtës, lirisë dhe pavarësisë. Presidenti tha se duhet të mos vidhet vota në të kundërt të marrim masa. Jemi për të vjedhur votën ? Duhet të dalë shteti kundër vjedhjes së votave. Të gjithë ishin të prirur për të vjedhur votat. Ka fakte konkrete. Edhe ju si televizion e keni dhënë. Vendi është në krizë, ka rritje cmimesh, rinia po ikën. Se s’ka kush e ndëshkon qeverine. Kjo është vetëm përmes votës. Pse u prish marrëveshja e 5 qershorit? Ku një vend sovran nënshkruan marrëveshje për zgjedhje të lira në territorin e një ambasade të huaj.

Ndodhi rasti në Elbasan ku u përfshinë grupet kriminale. Përse nuk u arrestuan? Por qeveria hesht. Një pjesë e opozitës ishte pjesë e lojës së pistë te vetë pozitës. Shtetit i interesonte kjo situatë dhe ndodhën ato që ndodhën. Nuk ndodh në një vend të botës që disa ambasadorë fyejnë dhe dëgjenerojnë këtë popull. Vlahutin kishte skandalin me vilën. U morën vërtetimet. U mbyll cështja.Iku dhe nuk e dimë ku është.

Ata që vdesin nëpër spitale janë shqiptarët. Shteti ka kapur gjithcka. Do të kapin edhe presidentin. Këta delegjinjsh nuk do gjejnë vend ku të futen”- shtoi ndër të tjera ai.

Zjarr Tv Ad