Rama intervistë në avion: Aeroporti i Vlorës do të jetë më i madh se i Tiranës! Në 2030 do jemi vendi me turizmin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin Opinion gjatë një fluturimi nga aeroporti i Tiranës drejt aeroportit të Kukësit. Ai u shpreh se aeroporti i Vlorës që është në ndërtim pritet të jetë më i madh se aeroporti “Nënë Tereza”, pasi do të përfshijë edhe kargo.

Rama tha se edhe Saranda do të ketë një aeroport, i cili do të përdoret vetëm gjatë sezonit të verës për turizëm.

“Është shumë e rëndësishme kjo që po ndodh sot sepse hap përfundimisht portën e Kukësit dhe krijon premisë për zhvillim të rëndësishëm ekonomik.

Vlora është në kantier. Vlora e ka afatin e vetë për 36 muaj, ne do mundohemi që të jetë pak më përpara që brenda këtij mandate të fillojmë fluturimin. Saranda është një aeroport i një natyre tjetër sepse është vetëm sezonal. Vlora do të jetë gjatë gjithë vitit dhe sipas të gjitha gjasave do jetë aeroport edhe më i madh se ai i Tiranës sepse do përfshijë edhe kargo.

Ne kemi një rritje të frikshme në aspektin e prurjeve nga ajri. Aeroporti “Nënë Tereza” është aeroporti me rritjen më të lartë në periudhë pandemie në Europë. Unë jam i bindur që turizmi do të jetë një transformues i madh në të gjitha aspektet ekonomike dhe në 2030 Shqipëria do jetë vendi me turizmin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad