Lulzim Basha tregon përse do ta votojnë vettingun: Trekëndëshi i Bermudës donte të largonte ndërkombëtarët, ne po i japim shans integrimit

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha, ka treguar paraditen e kësaj të enjteje për gazetarët se përse forca politike që ai drejton ka vendosur që të votojë zgjatjen e afateve të vettingut. Basha theksoi se kjo nuk është votë për PS, por një shans për integrimin europian të vendit.

“Po bëjmë atë që kemi thënë. Për hir të integrimit të vendit do bëjmë gjithçka. Po i japim shans drejtësisë që të shkundet nga frika dhe t’ju hedhë prangat politikanëve dhe bosëve të krimit të organizuar”, është shprehur ndër të tjera Lulzim Basha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Brenda pak ditëve trekëndëshi i Bermudës kanë bërë gjithçka që të largojnë ONM nga Shqipëria dhe që vettingu pastaj të shkojë në drejtim të paditur. Me gjithë problemet, me anëtarë të korruptuar dhe të pezulluar, ka vetëm një shans që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, që politikanët e korruptuar të shkojnë në burg, që kriminelët të mos jenë në parlament dhe bashki, kjo do një drejtësi që funksionon.

Po bëjmë atë që kemi thënë. Për hir të integrimit të vendit do bëjmë gjithçka. Po i japim shans drejtësisë që të shkundet nga frika dhe t’ju hedhë prangat politikanëve dhe bosëve të krimit të organizuar.

Sot, Kuvendi do kalojë dhe miratimin e dy Komisioneve të rëndësishme. Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Komisioni për Reformën Territoriale, për rindarjen territoriale të Shqipërisë. Reforma Zgjedhore është arsyeja kryesore, për të mos thënë e vetmja pse ndodhemi në Kuvend. Dhe e dyta, ka qenë shqetësimi kryesor i njerëzve edhe gjatë fushatës elektorale.

Ne nuk i japim votë PS. PS donte që vettingu ti kalonte KLP dhe KLGJ. Ata e kontrollojnë. KLGJ dhe KLP janë të kapura nga PS.

Zjarr Tv Ad