“A nuk u sqaruam bashkë ne”, Rama përplaset me Nëna Lizën pas takimit: E do shtëpinë këtu, s’ta sjell dot

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duket se banorët edhe pas bisedimit me kryeministrin Edi Rama kanë mbetur të zhgënjyer dhe se nuk kanë pasur një dakordësi.

Teksa ishte duke folur Rama ka pasur një debat me nëna Liza që ka shtëpinë që do i shembet tek “5 Maji”. Ajo është shprehur skeptike duke thënë se ende nuk kanë asnjë kontratë dhe se fjalët i merr era.

Rama: Këto ishin fjalët e mia dhe prandaj mos e ngatërrojmë një gjë. Akoma në këtë vend për drita dhe ujë thonë janë taksa, nuk janë taksa.

Nëna Liza: S’po them gjë për dritat për të paguar, pse më latë me e bërë

Rama: Është marr dhe çfarë merret dhe blihet nuk është…

Nëna Liza: Pse më latë me e bërë ka 20-30 vite

Rama: Në Europë nuk bëhet fjalë fare për gjëra të tilla po flasim…Nëne a u sqaruam bashkë ne…çfarë ke

Nëna Liza: Popo u sqaruam, por duam drejtësi

Rama: E do shtëpinë tani këtu, s’ta biem dot

Nëna Liza: Jo këtu se dua

“Fjalët i merr era. Nuk do dal nga shtëpia. Nuk kam marrë as kontratë asgjë. Me firma dhe notere. Kur ta vulosi kryebashkiaku atëherë po. Se ndryshe jo. I kemi falur boll.

Unë vilë e kam pas kërkoi shtëpinë sic e kam pas. Jam ne proces legalizimi dhe e kanë bllokuar” tha nena Liza pas largimit të Ramës.

Zjarr Tv Ad