Lulzim Basha mbërrin në SPAK, ja çfarë po ndodh

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pak minuta më parë ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme SPAK.  Burime për mediat bëjnë me dije se kryedemokrati pritet të merret në pyetje nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”.

Belgët kanë kërkuar marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, kreut të PD-së, i cili në fakt paralajmëroi kapjen e makinave me miliona euro në portin e Durrësit, dhe që ishin nisur pikërisht nga shteti belg. Sipas burimeve për media grupi belg përbëhet nga 7 persona, 4 prokurorë, 2 oficerë të policisë gjyqësore dhe një zyrtar i lartë policie.

Kujtojmë që më herët, Ish kryeministri, Sali Berisha e ka përmendur çështjen e “Toyota Yaris” si një çështje e cila po hetohej nga prokuroria belge dhe akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha si të përfshirë.

Zjarr Tv Ad