Saimir Korreshi denoncon në Kuvend: Në Lushnje po u bëhet presion qytetarëve të votojnë PS-në

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka denoncuar në Kuvendin e Shqipërisë se të punësuarve në Lushnje po u bëhet presion që të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 6 marsit. Ai u shpreh se njësitë administrative janë kthyer në gjendje civile dhe patronazhiste për efekt elektoral.

“Sa për reformën territoriale një paçavurë e madhe, i keni hequr dhe keni kthyer në një centralizim të jashtëzakonshëm, ku kryetari i bashkisë merret edhe me kanalin vaditës.

I ftoj dhe deputet e Lushnjës, ka pas 2 bashki dhe 14 komuna, u përthithën vetëm në 2 bashki. Sot njësitë administrative janë kthyer në gjendje civile dhe patronazhiste për efekt elektoral. Administratorët janë kthyer si polic bashkiak që ruajnë ndonjë punëtor ndërtim ta kapin pa leje. Për një vulë do shkosh të takosh kryetarin e bashkisë jo më për leje ndërtimi.

Reforma territoriale do zvogëlonte kostot, i trefishuat punonjësit nëpër njësitë administrative. Kanë zbritur me formuarin e patronazhistëve, po mbledhin të dhënat çdo punonjësi, njësia administrative është në shërbim të zgjedhjeve lokale.

Orar pa orar jeni në shërbim të kësaj pune, po bëni presion dhe po rrisni punësimet. Reformat në drejtësi s’ka prodhuar asgjë, si reforma territoriale që njerëzit hallakaten gjithë ditën se nuk e dinë ku janë zyrat e shtetit”, tha Korreshi.

Zjarr Tv Ad