Ambasadori i Bashkimit Eurpian në vendin tonë, Luigi Soreca ka përshëndtur deputetët të cilat votuan dje pro zgjatjes së mandatit për organet e Vettingut deri në vitin 2024.
Diplomati i BE shkruan se sot Parlamenti i Shqipërisë tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt anëtarësimit, duke e cilësuar si një moment historik për reformën në drejtësi dhe një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.
“Sot Parlamenti i Shqipërisë tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt anëtarësimit! Urime deputetëve të forcave politike që votuan sot për zgjatjen e vettingut, një moment historik vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi.
Kjo ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.
E rëndësishme që organet e vettingut të vazhdojnë punën e tyre, me profesionalizëm dhe integritet më të lartë, për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit. Përshëndes gjithashtu vendimet e rëndësishme të marra nga Kuvendi për të çuar përpara në komisionet për punën e Reformës Zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ ODIHR, si dhe për reformën territoriale, duke ruajtur arritjet e arritura deri më tani”, shkruan Soreca.