Spahia: PD e Shkodrës e zgjodhi me votë kandidatin e saj, pakica mori të emëruarin nga Basha

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bardh Spahia, kandidati i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, e ka shpjeguar edhe më qartë arsyen pse ai do të arrijë t’i mbledhë votat e të gjithë demokratëve të Shkodrës në zgjedhjet e pjessshme të 6 Marsit, përkundër edhe kandidatit të emëruar nga Lulzim Basha, Xhemal Bushatit.

“Si do të arrini zoti Spahia të bashkoni të gjithë Partinë Demokratike në Shkodër, sepse keni dy kandidatë? – ishte pyetja tjetër që iu bë mbrëmë në emisionin “Dekalog” në RTSH. –  Është e përçarë dhe ka mjaft probleme PD-ja e Shkodrës, pra si do të arrini të bashkoni votat që  të shkojnë për Bardh Spahinë?”

Në këtë rast, Spahia vuri përballë vetes jo Xhemal Bushatin, për të zgjedhurin me vota dhe të emëruarin nga Basha.

Që gjatë deklaratave të para pas marrjes së votëbesimit nga ana e anëtarësisë së PD-së, – tha Spahia, –  gjatë atij procesi të jashtëzakonshëm tejet transparent të zhvilluar në Pallatin e Sportit të Shkodrës, që ishin primaret për zgjedhjen e kandidaturës, sigurisht që e thashë faktin që asgjë më shumë se vota e lirë nuk mund të bashkojë demokratët apo çdo anëtar të një force politike.

I thashë të gjitha këto për të theksuar faktin se asgjë më shumë se votëbesimi apo  marrja e votëbesimit nga ana e anëtarësisë nuk mund të ndikojë dhe nuk mund garantojë bashkimin e një strukture.

Pse e përsëris faktin se dega e PD-së në Shkodër është shumë kompakte, ajo ka zgjedhur të përcaktojë nëpëmjet votës së saj kandidatin për këto zgjedhje – ndërkohë që nga ana tjetër ajo që çfarë mund të quhet “rryma” apo një pjesë e vogël e shkëputur nga PD-ja, ka zgjedhur të mbështesë një kandidat që është emëruar nga ish-kryetari Basha, rekomanduar si i tillë,” theksoi Bardh Spahia.

Zjarr Tv Ad