Meta i vendosur: Pas 24 Korrikut do rikthehem për të rivendosur themelet e Republikës!

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë me dije se pas përfundimit të mandatit të Presidentit  më 24 korrik 2022, do të rikthehet në politikë.

Kreu i Shtetit Meta shkruan se pas 24 korrikut do të angazhohet për të rivendosur themelet e Republikës, pasi vendi ka nevojë për lidership që të marrë nën kontroll sistemin demokratik.

“Populli shqiptar ka nevojë për lidership.

Mbi të gjitha populli ka nevojë të marrë vet më shumë përgjegjësi, duke kërkuar më shumë nga drejtuesit, si dhe të marrë nën kontroll sistemin demokratik.

Ndaj pas 24 korrikut 2022 unë do të angazhohem për të rivendosur themelet e Republikës”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad