Berisha flet për Portin e Durrësit: As pushtuesit nuk do e largonin nga qyteti, por po e bën Rama me Bashën! Kompania e të dyve bleu aksionet e EMAAR-it

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Salli Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha se janë ata 2 që kanë në pronësi kompaninë që do të ndërtojë Portin e ri të Durrësit.

Sipas tij, Porti nuk duhet të largohet nga qyteti, pasi është krenaria e historisë së durrsakëve. Ai tha se as pushtuesit nuk do e largonin portin nga qyteti, por këtë po e bëjnë Rama me Bashën.

“Të flasim realisht, Porti i Durrësit në 3000 vite ka qenë i ngjitur me qytetin. Në vitin 2012, u bë projekti, me të cilin porti do të merrte anije 40-50 mijë tonëshe, të mjaftueshme për Shqipërinë. Që të kryesh një vendim të tillë pa i pyetur qytetarët e Durrësit, që e kanë atë krenari të historisë së tyre, asnjë pushtues nuk do ta bënte këtë. Këtë e bën Edi Rama me Lulzim bravën sepse duan me çdo kusht të pasurohen. Supozojmë se qytetarët e Durrësit me referendum do shprehen se porti duhet të transferohet në Porto Romano, atëherë ky vendim do respektohej. Ama me një kusht, ato 1 milionë metër katrorë, aty ku durrsakët kanë eshtrat e paraardhësve, ato janë pronë e tyre.

S’mund të jenë kurrë pronë e kompanisë Rama-Basha. Na del që EMAAR-i ishte kallk. Pasi krijoi kompaninë me menaxherin e kompanisë së Lul bravës, tani thotë se e shiti. Po kujt ia shiti? Kompanisë Rama-Basha. Cila është kjo kompani që i bleu 100% EMAAR-it aksionet. Emri i saj është fshehur në shpellat off-shore, por absolutisht është Edi Rama dhe Lulzim brava. Duhet ju të votoni për fatin e portit tuaj. Mos blini ansjë metër katror nga Rama-Basha që kanë filluar po shesin sipërfaqe ndërtimi”, tha Berisha nga Durrësi, ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukën.

Zjarr Tv Ad