‘Ose të kontrollojë çmimet, ose të na i çojë pensionet 500 mijë lekë’, qytetarët e Kukësit në revoltë për rritjen e çmimeve

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët kuksianë janë shprehur të revoltuar nga çmimet e larta, dhe i bëjnë thirrje qeverisë që të rrisin rrogat dhe pensionet, në mënyrë që të përballojnë jetesën. Në vëzhgimin e kamerës së Fax News në tregun e fruta-perimeve në Kukës, lëvizja është shumë e ulët, edhe ato pak konsumatorë i sheh me nga një ose dy artikuj në duar.

“Çmimet janë ngritur, janë bërë të papërballueshme për në pensionistët”.

“Shteti të vendosë kontroll mbi çmimet, ose të na i bëjë pensionet 500 mijë lekë, shumë të papërballueshme janë”.

Konsumatorët e shprehin indinjatën e tyre në formë rebelimi ndaj çmimeve të larta. Ndërsa tregtarët shtojnë se papunësia ka detyruar emigrimin masiv të qytetarëve ndaj vendeve të evropës, e për pasojë ka rënë edhe fuqia blerëse.

Ata nuk e fshehin faktin se çmimet janë rritur, por duhet që dikush të ndërhyjë për stabilizimin e tyre. Kukësi prej vitesh po ndeshet me fenomenin e largimeve, papunësi e varfëria e radhisin si qarkun më të ardhura më të ulta në vend./faxnews

Zjarr Tv Ad