Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pasi FSHF ka zyrtarizuar sot emrat e kandidatëve të cilët sipas Komisionit të verifikimit, kanë marrë numrin e duhur të propozimeve për postin e presidentit të këtij institucioni dhe Komitetit Ekzekutiv për zgjedhjet e 3 marsit. Sipas tij, Duka është i sigurt se do të fitojë.
Reagimi i Hoxhës:
“Mbani frymen njerez….
Në përfundim të mbledhjes, që erdhi një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave për postin e Presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, rezultoi se për postin e kandidatit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm personat e mëposhtëm:
ARMANDO DUKA
Dritan ShakohoxhaKandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, sëpaku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm:
Abdyl Kuriu
Anila Basha
Arben Dervishaj
Bardhyl Jera
Envi Hicka
Ermal Tahiri
Ervin Canollari
Gjergji Petro
Lutfi Nuriu
Pano Xhixho
Vasil Bicaj
Ylli ?eki?i….
Urrrrrrrraaaaaaaaaaaaa….
Rrofte vota e lire e Shoqatave te Futbollit Amator qe paguhen me rroge nga FSHF… Rrofte mandati i 6-te i Sulltan Dukes… Dhe ishallah nuk e ze mandati i 7-te.”-shkruan Hoxha.