Nishani: Basha, jo më si parlamentar i shqiptarëve para hetuesve evropianë, për aferën mafioze

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Bujar Nishani.

Fakti që hetuesit e institucionit të akuzës për krime penale të një vendi të Bashkimit Evropian, vijnë e shkojnë, përsëri vijnë e marrin përsëri e përsëri në pyetje mbi një aferë të rëndë mafioze, Lulzim Bashën, më së paku është një njollë e rëndë mbi imazhin dhe dinjitetin e Shqipërisë.

Për fatin e mirë, imazhi i Partisë Demokratike, shpëtoi nga kjo barrë e rëndë që prej momentit kur demokratët e sikterisën prej kurrizit të tyre këtë parazit politik që u shkatërroi rëndë ëndrrën, që u shiti sakrificat e u tradhtoi shpresat !

Por duke qenë se ende ky person është anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, del e flet nga aula e supozuar që të jetë më e epërmja e dinjitetit, integritetit dhe imazhit të popullit shqiptar, fakti i rëndë vijon të na turpërojë të gjithëve.

Pavarësisht se cili do të jetë fati penal i Lulzim Bashës me drejtësinë evropiane në vijimësi të kësaj dosje penale, ai kurrsesi nuk duhet të vijojë të kompromentojë e të bëjë pis Kuvendin e Shqipërisë, duke u paraqitur ende si parlamentar i shqiptarëve para hetuesve evropianë për një aferë mafioze e trans-kriminale.

Boll më, hiqu tutje nderit të shqiptarëve!

Zjarr Tv Ad