Gjiknuri i dha koncension miliona euro kandidatit të Bashës më 17 maj

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkëpunimi Rama –Basha nuk fillon sot, por ka filluar kohë më parë. Gjithçka që fillonte tek pazari i 17 majit në vitin 2017, ka filluar të zbardhet ditë pas dite. Në më shumë se katër vite e gjysëm politikë, skema është zbardhur dhe gjithçka është kuptuar.

Pjesë e kësaj skeme, duket se janë edhe drejtues lokalë të Partisë Demokratike, apo që Lulzim Basha ka dashur t’i përdorë. Kështu ka ndodhur edhe me Luan Hotin e Durrësit, i cili në vitin 2017 pretendonte të ishte pjesë e listës fituese të Partisë Demokratike, por ai nuk u vendos fare, megjithëse ishte një nga sponsorat e saj.

Luan Hoti nuk u vendos, por në atë kohë ka marrë një koncension nga Damian Gjiknuri. Një koncension me miliona euro, i cili ka të bëjë me rimorkimin e anijeve në të gjithë bregdetin shqiptar.

Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për Portin e Durrësit, ka nxjerrë dje me dokumente se si Luan Hoti dhe familjarët e tij kanë përfituar këtë koncension si pjesë të marrëveshjes Rama-Basha dhe tashmë duket qartazi, se kandidati për deputet i Lulzim Bashës, i vendosur pak kohë më parë kryetar i degës së PD-së, po kandidohet për Bashkinë e Durrësit ashtu siç ka ndodhur edhe me disa bashki të tjera në Shqipëri më parë, për të shpërblyer ato borxhe që ka Lulzim Basha.

Pazari është i thjeshtë, kandidon për Bashkinë e Durrësit sot, e humbet atë dhe mund të bëhesh deputet nesër, është premtimi i Lulzim Bashës. Gjithçka ke paguar për partinë dhe çke paguar në fushatë do të shpërblehet nesër. Kështu ka ndodhur më Bashën vazhdimisht nga viti 2015 e në vazhdim por të gjithë ata që e kanë besuar, kanë humbur, janë përjashtuar ose janë tradhëtuar rrugës nga Lulzim Basha.

Pra, pazaret e 17 majit në kohën kur Basha dhe Rama ndanin territoret dhe paratë, kanë përfshirë brenda edhe Luan Hotin, i cili ka marrë në mënyrë të përsëritur një koncension me firmën e Damian Gjiknurit, sot Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Koncensioni që mori bekimin me 17 maj 2017 Ditën që Lulzim Basha dhe Edi Rama, bekuan “dashurinë” e tyre me marrëveshje në formë pazaresh, në të njëjtën ditë e edhe familjarët e Luan Hotit, janë shpërblyer me koncension. Më datë 17.05.2017, nëpërmjet shkresës me nr. 287511 Prot, datë 17.05.2017 “Njoftim Fituesi”, Autoriteti Kontraktues që në këtë rast është Ministria e Infrastrukturës që në atë kohë drejtohej nga Damian Gjiknuri ka njoftur fituesine koncensionit, që janë familjarë të Luan Hotit.

Për këtë koncension më herët kishte pasur edhe ankesa, është shpallur dhe rishpallur, por siç duket gjithçka ka qenë e planifikuar më parë. Kujtojmë se ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik për këtë koncension kishte ushtruar me datë 02.02.2017, operatori ekonomiks “Romano Port” sh.a. Por ankesa nuk ishte pranuar. Më vonë, rreth një muaj pas ankesës proçedura për këtë koncension ishte anuluar, por kur është hequr nga pezullimi në sistem, nuk është ndryshuae data e pranimit të dokumentave dhe për pasojë sistemi e ka kaluar në statusin “e përfunduar në proces vlerësimi”. Kjo procedurë është përdorur si justifikim nga Ministria e Infrastrukturës, për mungesën e ofertuesve, gjë që çio në dhënien e koncensionit tek familjarët e Luan Hotit, sipas një skeme që dyshohet se ishte e mirëmenduar./Syri

Zjarr Tv Ad