Ironi e ‘Der Standard’ me Erjon Veliajn: Kryeqytetit të rinisë po i ikën rinia

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpallja e Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë, është ironizuar nga gazeta austriake “Der Standard”, e cila përmes një reportazhi, sjell paradoksin e një kryeqyteti të rinisë që po i ikën rinia. Në artikull evidentohet emigracioni i të rinjve si një plagë e shoqërisë, mungesa e perspektives, udhëheqja e dobët politike, dhe anëtarësimi në BE, që ka ngecur në vend

“Tiranës, kryeqytetit të rinisë, po i ikën rinia,” ky është titulli paradoks i gazetës së njohur austriake Der Standard. Propaganda e kryebashkiakut Erion Veliaj, për shpalljen e Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë është ironizuar nga gazetarja e kësaj medie, Antonia Roth, e cila përmes një reportazhi, përshkruan se e vërteta, qëndron shumë më larg. Sipas saj, gjenerata e re e do integrimin evropian, por udhëheqja politike nuk e çon vendin para. Që në krye te artikullit, përshkruhet Piramida, e cila pritet të kthehet në qendër rinore,

“Të thuash se ‘Piramida’ në bulevardin e madh të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”, ngrihet me krenari aty, do të jepte përshtypjen e gabuar. Më shumë duket sikur godina e çuditshme prej betoni, e cila fillimisht kishte për qëllim të shërbente për homazhe për, Enver Hoxha, po përpiqet që të fshihet mes godinave qeveritare në rrugën kryesore të metropolit shqiptar”.

Gazetarja ndalet më tej te emigracioni, duke theksuar se kjo është sfida më e madhe e vendit. Sipas Roth, të rinjtë po largohen pasi mungon perspektiva, ndërsa anëtarësimi në BE ka ngecur në vend.

Në vend ka mungesë perspektive: Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë, të ardhurat mesatare mujore në vitin 2020 ishin rreth 430 euro. Një pagë minimale me ligj ka ekzistuar vetëm për një vit- ajo është e barabartë me 245 euro. Përveç kësaj, procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur kohët e fundit. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009 dhe është vend kandidat që nga viti 201.”

Kështu, mes propagandës dhe trumbetimit për Kryeqytetin Evropian të Rinisë, në të vërtetë Shqipëria po shpopullohet nga viti në vit, pasi të rinjtë zgjedhin vendet e BE, për një jetesë më të mirë e të sigurt.

Zjarr Tv Ad