Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas akuzave të bëra nga ish kryeministri Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” në qytetin e Durrësit.
Në reagimin e bërë, PD shprehet ashpër ndaj ish kryeministrit duke e etiketuar me fjalët “burracak ordiner”. Ndër të tjera shkruhet se Berisha harronte ato çfarë thoshte sot dhe se po shkonte vërdallë me kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit”, duke thumbuar kështu edhe presidentin Ilir Meta.
Postimi i Plotë nga partia Demokratike:
Dite e re, mashtrim i ri.
Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.
Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij.
Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën.