Fax News ka qenë sot në zonën e Surrelit në Tiranë, ku bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, ka dhënë në përdorim të shoqatës së tetralpegjikëve ambientet e një reparti ushtarak, tërësisht të amortizuar.
Kreu i kësaj shoqate, Ndrekë Ismailaj, së bashku me gazetaren Sara Demushi, kanë parë së bashku ambientet ku rruga është tërësisht e pakalueshme prej tyre, duke qenë se janë me karroca me rrotja. Ismailaj tha se dje ka pasur një takim me Erion Veliajn, i cili i ka premtuar që rruga do të asfaltohet, edhe pse duhet thënë se vetë ambientet ku do të vendosen zyrat janë tërësisht të shkatërruara.
Ne ndodhemi prej 3 vitesh në këtë situatë, ku zyrat tona në Laprakë ishin privatizuar për tu bërë pallate. Reparti ushtarak na u dha si skicë dhe ne e pranuam, pasi prona kaloi nga qeveria te bashkia, dhe më pas na u dha ne në përdorim, pamë që rruga ishte e pashkelur dhe këtu mund të kalojnë vetë zistet e ushtrisë.
Harrojnë që kjo është një rrugë me çakull, dhe ne që jemi me karroca nuk ecim dot, nuk kemi lënë njeri dhe zyrtarë pa pyetur për të marrë një zgjidhje për këtë situatë. Nuk të hapin telefonin. Kjo është një rrugë që nuk bëhet dot me makinë, e jo më me karrige me rrota”, shprehet Ismailaj, i cili tha se në bazë të ligjit për personat me aftësi të kufizuara, këtyre personave duhet tiui garantohet dhe aksesi në transportin publik.
Në ambientet që do të shërbejnë si zyra ka dhe jashtëqitje kafshësh, ndërkohë që puna për rehabilitimin e tyre nuk ka nisur ende.