Kandidati i Berishës në Dibër sfidon rivalët: I ftoj në një debat publik, qytetarët e meritojnë…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit në Dibër, Premtim Kryemadhi ka mbajtur një fjalim sot para qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij ai ka ftuar rivalët e tij në këtë garë për një debat politik, ku të flasin për perspektivat.

“Ka ikur koha e kryetarëve të bashkive që jetojnë në hotele. I ftoj tre kandidatët në një debat publik televiziv. Dibranët e zgjuar e meritojnë një debat të tillë. Fitorja që nuk erdhi kurrë me opozitën falso të Lulzim Bashës do të vijë më 6 mars.

Të marrim në dorë fatet e Dibrës. Ne kemi përvojën ndaj me votën tuaj, mundemi. Të bashkohemi për Dibrën, për të ardhmen e fëmijëve tanë, tha Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad