“Ku kanë shkuar paratë?”/ Tabaku: Nëse nesër nuk paraqiten dëshmitarët, do veprojmë me Policinë e Shtetit!

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarë të Komisionit Hetimor për Inceneratorët Të gjitha këto miliona euro janë vënë në dispozicion të oligarkëve. Lefter Gështenja: Kontrata që favorizojnë kompani private

Tabaku: Aferë që nis me 90 milionë euro dhe përfundon me 430 milionë euro. Faktet tregojnë që të gjithë ministrat e përfshirë në këtë procedurë, nga Koka, Ahmetaj e deri te Rama dhe Veliaj janë të përfshirë në vendimarrje.

Qershia mbi tortë është se brenda ditës mblidhet kryeministri dhe minstrat vendosin me VKM për ti dhënë mbrojtje politike këtij procesi. Koncesionari po mban rriskun jo shteti, thuhet që në cdo ditë që vonon punimet ka gjobë. Ai ka investuar vetëm 30% të fondit të tij, pse nuk është vendosur gjoba?

Në të tre kontratat përvecse janë procedura korruptive, kosto është shumëfishuar, ka shumë shkelje. Ne nga nesër do fillojmë me pyetjen e dëshmitarëe. Qytetarët kanë paguar për incenerimin. Edhe para një viti e njëjta pamje ka qenë, një punonjës që thoshte: Për 30 ditë kolaudohet! Pyetja është ku kanë shkuar paratë?

Janë provuar që janë skena krimi dhe vepra penale, e rëndësishme është që secili ë marrë përgjegjësi. Dëshmitarët e parë janë 3 administatorët. Dëshira jonë do të ishte që të ishin 3 pronarët, që janë në kërkim. Nëse nuk paraqiten, me të gjithë forcën që me jep ligji, me Policinë e Shtetit do ta zbatojnë procedurën. Kushdo që i del në mbrojtje abuzimit, jemi të hapur që t’i çojmë para drejtësisë

Zjarr Tv Ad