Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për një kurban që Rama ka gati për aferën e inceneratorëve me qëllim që ai të shpëtojë veten. I pyetur nga gazetarët se kush është emri, Basha u shpreh se këtë emër do ta nxjerrë puna që do të bëjë Komisionit Hetimor.
Sipas Bashës, Rama do shkojë nga Honoluluja në Antarktidë dhe Arktik, por do të kthehet në komision dhe do dëshmojë. “Komisioni Hetimor do të vazhdojë punën, ndryshe nga sa shpresonte Edi Rama. Do shkojë nga Honoluluja dhe në Antarktidë dhe Arktik do kthehet në komision dhe do dëshmojë para komisionit. Komisionit do vazhdojë punën dhe puna e komisionit do të nxjerrë emrat.
Pastaj se cilin do bëjë kurban Rama, në iluzionin për të shpëtuar veten është në dorë të Ramës dhe unë nuk paragjykoj kë do të bëjë kurban. Por një gjë është e sigurt ne do ti shkojmë deri në fund, sepse të gjithë sikur ti bëjë kurban njëra pas tjetrit ai është në krye të kësaj afere dhe dita që ai të japë përgjegjësi për këtë aferë mund të vonojë, por nuk do të mungojë”, u shpreh Basha.
Basha paralajmëroi se po bëhet gati kurbani i radhës për këtë aferë, me shpresën që të shpëtoje koka e kësaj afere.
E qartë është që kurbani I radhës për këtë aferë po bëhet gati me shpresën që të shpëtojë koka e kësaj afere, por nuk ka shqiptar, nuk ka njeri me dy pare mend në kokë mos ta kuptojë që e gjithë kjo skemë korruptive nuk mund të ndërtohej, nuk mund të të zbatohej dhe nuk mund të sillte këto përfitime pa miratimin e Edi Ramës”, u shpreh Basha.